Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas arrestimit të Dan Hutrës në lanfillin e Sharrës.

 

Në një postim, Çuçi ka përgëzuar policinë e Shtetit për arretimin e Hutrës, të cilin e cilëson si një kriminel të regjur.

 

Ministri thotë se kjo ngjarje e rëndë mund të ishte shmangur nëse Dan Hutra nuk do të ishte liruar nga burgu.

 

Çuçi ka kërkuar që ai të marr dënimin më të ashpër.

 

Përgëzime Policisë së Shtetit për arrestimin e një krimineli të regjur, që sot mori jetë të pafajshme në Kamëz. Një ngjarje e rëndë, që mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skendën e tij kriminale. Edhe njëherë Policia e Shtetit dëshmoi profesionalizëm dhe bëri detyrën duke çuar prapa hekurave autorin, që nuk duhet më kurrsesi t’i shpëtojë ndëshkimit më të ashpër të drejtësisë. Ngushëllime familjeve të viktimave! #MbështetjepërPolicinëeShtetit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re