Numri i të vdekurve nga sulmi vetëvrasës i te hene në një xhami në Peshawar është rritur në 89: tha shefi i policisë së qytetit pakistanez, Muhammad Ijaz Khan, duke shpjeguar se gjashtë nga rreth 160 të plagosur vdiqën.

Gati 90 për qind e të vdekurve janë oficerë policie, tha Khan. 

Sulmi është marrë përsipër nga talebanët e TTP. Numri i të vdekurve nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Peshawar në Pakistan ka shkuar në 61 të vdekur dhe 152 të plagosur.

Këtë e ka bërë të ditur Muhammad Ijaz Khan, një oficer i policisë lokale.

Aksioni do të ishte hakmarrje për vrasjen e liderit të TTP-së, Omer Khalid Khorasani, emri i vërtetë i të cilit ishte Abdul Wali Mohmand, në gusht 2022, nga një shpërthim në një minë në provincën afgane të Paktikas. TTP fajësoi shërbimet e inteligjencës pakistaneze për këtë veprim./Ansa

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re