Në raportin e Kishës, shkruhet se 99 për qind e dhunuesve janë meshkuj, si dhe 82,62 për qind e viktimave (Reuters)

Kisha Katolike Spanjolle njoftoi se 728 anëtarë të saj kanë abuzuar seksualisht me të paktën 927 të mitur nga viti 1945 deri në vitin 2022.

“Sot nuk është ditë për vetëkënaqësi. Ne konstatojmë se anëtarët e kësaj Kishe lëndojnë anëtarët e tjerë në cenueshmërinë dhe pafajësinë e tyre”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës së Ipeshkvijve Spanjoll, duke paraqitur raporte për këtë çështje.

Ky numër nuk është përfundimtar sepse qendrat e viktimave të kishës vazhdojnë të funksionojnë, thuhet në raport.

“Ne ndjejmë dhimbje dhe turp dhe sot është dita kur e kemi të qartë rrugën që duhet të ndjekim për t’i dhënë fund plagës së abuzimit seksual në Kishën Katolike në Spanjë”, tha Sekretari i Përgjithshëm.

Gazeta El Pais shkruan se këto shifra i referohen vetëm rasteve për të cilat Kisha është vënë në dijeni që kur hapi zyra për të raportuar abuzime në vitin 2019.

Peshkopët ende nuk u përgjigjen pyetjeve se sa raste kanë qenë në dijeni para kësaj, shkruajnë mediat spanjolle.

El Pais u ka ofruar viktimave të dhunës seksuale në Kishën Katolike mundësinë për ta raportuar atë në internet që nga viti 2018, dhe që atëherë 1,957 njerëz e kanë bërë këtë.

Në raportin e Kishës, shkruhet se 99 për qind e dhunuesve janë meshkuj, si dhe 82,62 për qind e viktimave.

Nga 728 autorë, 378 ishin anëtarë të klerit, ndërsa pjesa tjetër ishin anëtarë të urdhrave fetarë të paudhëruar ose laikë.

Vetëm një e treta e abuzuesve janë ende gjallë dhe 80 për qind e rasteve kanë ndodhur para vitit 2000. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re