Gjykata e Korçës dha masën e sigurisë arrest me burg, për 36 vjeçarin Ali Zili, i cili kreu vrasjen e dyfishtë të Fatmira Bamit dhe Bukurie Bamit, në fshatin Progër të Devollit, pak ditë më parë.

Para gjykatës Zili ka pranuar krimin duke thënë se e ka kryer në gjendje të dehur. Sipas tij shkak për vrasjen e dyfishtë, ka qenë një borxh prej 6 mijë lekësh që viktimat i kanë pasur për blerjen e druve.

Në një deklaratë për mediat, avokati mbrojtës i Zilit, Denion Shehu, tha se 36-vjeçarit do ti kryhet një analizë psikiatrike, për të parë nëse është i aftë apo jo mendërisht.

Shehu tha se Zili rrezikon një dënim deri në burgim të përjetshëm, pasi vepra penale e kryer prej tij është shumë e rëndë.

“Gjykata ka kërkuar masën e arrestit me burg, duke u nisur nga fakti i veprës tejet të rëndë. Ne kemi kërkuar në vazhdimësi të hetimeve, një inspektim psikiatriko-ligjor, për të përcaktuar nëse ky person ka pasur apo jo çrregullime mendore gjatë kryerjes së veprës penale.

Për momentin nuk është i kartelizuar, ka dhënë sqarimet e sakta, edhe kur është pyetur në cilësinë e personit në hetim. Dënimi parashikon deri në burgim të përjetshëm, autori e ka pranuar veprën penale, duke thënë se viktimat i kishin një borxh për 6 mijë lekë të reja, që nuk ja kanë shlyer për drutë”, tha avokati mbrojtës i Zilit.

Fatmira dhe Bukurie Bami, u gjetën të masakruara në banesën e tyre, nga kryeplaku i fshatit, ndërkohë që Zili u arrestua nga Policia ku pranoi edhe krimin e rëndë.

Lexo edhe lajmin:

Shkoi për të grabitur nuse e vjehrrë por më pas i vrau/ Gjykata e Korçës jep vendimin për Ali Zilin, autori: S’mbaj mend se isha i dehur, më kishin lekë borxh

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re