Një ngjarje e rënë ka tronditur këtë të mërkurë qytetin e Trikalas në Greqi, ku një 16-vjeçare nga Shqipëria është gjetur pa jetë në oborrin e një kishe.

Mediat fqinje raportojnë se e reja, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, është gjetur nga punonjësit e bashkisë që kishin shkuar për të pastruar Kishën.

16-vjeçarja ka shenja goditjeje të rënda në trup e fytyrë, aq sa fillimisht ka qenë e pamundur identifikimi dhe u dyshua se bëhej fjalë për një 30-vjeçare.

Policia ka nisur hetimet duke u shtrirë në disa pista.

Familja e vajzës, e cila kishte një motër binjake dhe një vëlla, prej vitesh jetonin në këtë qytet dhe përshkruhen nga fqinjët si mjaft të rregull dhe pa problematika.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re