Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen midis të martës dhe të mërkurës në Milano.
Një 24 vjeçar shqiptar mësohet sipas mediave vendase se është gjetur në rrugë në veri-perëndim të Milanos, në qytetin e Bressos në rrugën Marconi i masakruar me thikë. Gjithçka ka ndodhur në orën 2.30 të mëngjesit.

Sipas dinamikës së ngjarjes, 24 vjeçari shqiptar i cili ishte i njohur më parë nga policia, në gjendje të dehur, është goditur nga disa persona, të cilët më pas ia kanë mbathur para se të mbërrinte ndihma e shpejtë.

I riu shqiptar u dërgua në spital me Kod të Kuq. Ai kishte shenja të goditjes me thikë në shpatull dhe në gjoks, dhe po mbahet në reanimacion në spital.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko