Ka marrë fund arratia e Dan Hutrës, vrasësit serial që vrau 3 gra dhe tre të tjera i plagosi.
Ai është arrestuar në landfillin e Sharrës.
Dan Hutra, i cili kishte dalë nga burg në 16 shkurt ku vuante dënimin për dhunë në familje, ka plagosur ish-bashkëshorten e tij dhe nënën e saj në Paskuqan, si dhe të dashurën aktuale në Astir pasi i mori një sasi lekësh.
Hutra qëlloi me kallash dhe la të vdekur motrën dhe kunatën e ish bashkëshortes, si dhe Etleva Kurtin në Kamëz.
Arratia e tij zgjati vetëm 7 orë për të rënë më pas në prangat e policisë.