Prokuroria e Elbasanit kerkon burgim te perjetshem per Ramiz Micin, i cili masakroi bashkejetuesen e tij ne shtepine ku jetonin.

 

Krimi i rende ndodhi ne 30 korrik te vitit 2022 ne lagjen “Skenderbej” te qytetit te Elbasanit.

 

Mici masakroi me thikë Jetlira Elezin dhe më pas u largua nga vendngjarja mirepo arratia e 37-vjeçarit pas krimit ate kohe  zgjati vetëm 24 orë.

 

Dyshohet se krimi i rende ndodhi për shkaqe xhelozie.

 

Viktima Jetmira Elezi ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e parë.

 

Edhe autori i vrasjet ishte i divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e mëparshme.

 

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, përfaqësuar nga prokurori i çështjes Z. Xhelian Seferi, në datë 13.07.2023 ka paraqitur diskutimin përfundimtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan në gjykimin penal ndaj të pandehurit Ramiz Mici të akuzuar për veprën penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, duke kërkuar përfundimisht dënimin e tij me burgim të përjetshëm.Ngjarja i referohet datës 30.07.2022, ku i pandehuri Ramiz Mici ka vrarë me mjet të mprehtë sepate motren e bashkëjetueses e tij shtetasen J.E në banesë, në vendin e quajtur lagjja: “Skenderbej”, Elbasan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re