Një video e rëndë e publikuar në mediat sociale paraqiste një djalë të ri, që masakronte qenin e tij me sopatë, ndërsa dy shokët e filmonin. Në fillim dukej si një lojë, por më pas fëmija ka nisur të copëtojë me sopatë qenin duke e shdërruar gjithçka në një skenë të rëndë.

Pamjet bënë xhiron e rrjeteve sociale dhe shkaktuan reagime të forta për shkak të makabritetit të ngjarjes. Një ditë më pas, policia identifikoi autorin e një veprimi të tillë. Ai është vetëm 14 vjeç, nga fshati Kozarë i Kuçovës dhe është shoqëruar në polici bashkë me dy shokët e tij, që filmuan skenën e rëndë.

Sipas policisë, do të jetë policia që do të vlerësojë për hapat e mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re