Kosta Petrov, i dyshuari kryesor për masakrimin e Zijadin Selës, është rrahur keqas në burgun maqedonas të Shutkës.

Siç bën të ditur Kurir-i i Shkupit, Petrov është përfshirë në një zënkë banale e cila nuk ka qenë aq e rastësishme.

Njerëzit që kanë zhdëpur Petrovin, mësohet se kanë qenë të arrestuar shqiptare.

Ajo që e ka penalizua rëndë Kosta Petrovin, më shumë se rrahja e kreut të Aleancës Shqiptare më 27 prillin e vitit të shkuar, së bashku me kryeministrin Zoran Zaev, ka qenë një deklaratë e tij, ku ka thënë se “i ruan ende këpucët ku kishte gjakun e Zijadin Selës”.

Siç bën të ditur Kurir-i maqedonas, Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka nisur hetimet dhe paraprakisht mësohet se zënka ka shpërthyer në kohën e ajrimit, ku Petrov është konfliktuar me një të burgosur shqiptar. Emri i shqiptarit nuk bëhet i ditur.

Petrov akuzohet bashkë me dy pjesëtarë të tjerë të grupit ekstremist të djathtë që më 27 prill 2017 kanë masakruar Zoran Zaevin, Zijadin Selën, por edhe deputetë të tjerë të LSDM-së. 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re