Qeveria shqiptare e ka kthyer vëmendjen ën qytetin e Shkodrës, qyteti më i prekur as Tiranës nga COVID-19. Deri tani, në qytetin veriperëndimor janë infektuar 57 persona.
Në mëngjesin e sotëm në Shkodër kanë udhëtuar për të parë nga afër situatën me rregullat e karantinimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollçaku.
Në qytet ndodhet edhe zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili ka marrë detyrën për koordinimin dhe të drejtimit të përpjekjeve të gjithë degëve territoriale të qeverisjes në këtë qark.
Ndërkohë dy ditë më parë qeveria shkarkoi nga detyra prefektin e Shkodrës, Çesk Millja. Në ditët e fundit në qytet ka pasur dalje të qytetarëve dhe grumbullime në pika të caktuara, duke e bërë më të rrezikshme situatën dhe duke i shtuar mundësinë e përhapjes së virusit. Nisur nga kjo autoritetet shtetërore kanë vendosur që të kenë një qasje më të rreptë, për të shmangur përhapjen e sëmundjes.