Skip to content

Masat anti-Covid do të mbeten në fuqi, vijon kufizimi i lëvizjes gjatë natës

Do të vijojnë të mbeten në fuqi të gjitha masat kufizuese për ndalimin e lëvizjes dhe mbylljen e bareve dhe  restoranteve.

 

Ky vendim u publikua këtë të mërkurë nga përfaqësues të Komitetit Teknik të Eksperteve.

 

Kufizim i lëvizje nga ora 22:00-6:00 do të vijojë të jetë pa afat. Përjashtim përbëjnë emergjencat dhe arsyet e punës. Po ashtu, ka ka kufizim të restoranteve, fast food nga ora 22:00-6:00, përveç shërbimit ‘delivery’.

 

Ndalohet grumbullimi i njerëzve më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura.

 

Gjithashtu, ndalohen tubimet partiake, konferencat, ceremonite e festave, ceremonite martesore dhe organizimet pertej familjare te ceremonive mortore, deri ne nje urdher te dyte.

 

Nëse situata përkeqësohet, ekspertët theksuan se do të ketë një vlerësim tjetër të situatës.