Dhimitër Kraja: Prej disa javësh kemi rritje të rasteve që shtrohen dhe të atyre me komplikacione. Një e dhënë
54% e rasteev janë subjekte që nuk kanë marrë vaksinënë dhe kjo është e dhënë shumë e rëndësishme që tregon vlerën e madhe të vaksinës dhe rriskun e madh të mosvaksinimit.

Është e padrejtë që rastet e pavaksinuara për justifikime të palogjikshme të rëndojnë aktivitetin e spitalit, të kenë një trajtim të vazhdueshëm sepse numri i të infektuarve përkon me ata që nuk janë vaksinuar.

Të ndalet në mënyrë të menjëhershme kjo tendencë për të mos u vaksinuar, përjashtim bëjnë vetëm ato special që duhen trajtuar ndryshe. Shumë e rëndësishme është të themi që nuk mjafton vaksinimi pasi shumica e të shtruarve kanë shmangur masa fizike, nuk vendosin maskat , madje as familjarët që vijnë për vizitë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re