Një lajm i gëzueshëm pas 244 ditësh nën kthetrat e një pandemie që duket sikur nuk gjen fund. Në dy ditët e fundit në Shqipëri, asnjë pacient nuk ka humbur jetën prej Covid.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se nga 3137 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Por pavarësisht infektimeve të reja, dje dhe sot, asnjë jetë nuk ka humbur.
Ndërkohë po këtë të enjte, komiteti teknik i ekspetëve, vendosi të lehtësojë masat anti- Covid duke nisur nga 1 qershori, e marta e javës së ardhshme. Nga 1 qershori do të hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës në ambiente të jashtme e të mbyllura, ndërsa orari i liridaljes do të shtyhet deri në orën 23:00. Nga 15 qershori do të lejohet grumbullimi i 50 personave në ambientet e jashtme, ndërsa në muajin korrik ora policore do të shtyhet deri në mesnatë.
Më poshtë disa nga statistikat e përcjella nga Ministria e Shëndetësisë për situatën covid në Shqipëri
Statistika (27 Maj 2021)
Raste të reja ditore 20
Të shëruar në 24 orë 64
Të shtruar në spitale 43
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3,137
Testime totale 709,464
Raste pozitive 132,264
Raste të shëruara 129,042
Raste Aktive 775
Humbje jete 2,447
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 378
Korçë 94
Shkodër 83
Vlorë 43
Elbasan 39
Berat 38
Lezhë 29
Gjirokastër 26
Fier 20
Kukës 10
Durrës 11
Dibër 4