Duke filluar nga 1 korriku (nesër), në të gjithë territorin e Shqipërisë do të lehtësohen edhe më tutje masat anti- Covid.

Kësisoj, ora policore do të shtyhet me një orë më tej, deri në mesnatë (ora 24:00).

Baret, restorantet e lokalet do të mund të qëndrojnë hapur derin në orën 24:00. Pas mesnatës e deri në rën 6 të mëngjesit, do të ndalohet funksionimi i tyre, përfshi këtu dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Ndërkohë, duke filluar nga dita e enjte, do të hapen aktivitetet sportive dhe kulturore me publik. Sipas vendimit të marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, këto aktivitete mund të funksionojnë me 30% të kapacitetit të tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re