Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, përmes një postimi në rrjetet sociale, denoncoi faktin se në Shqipëri, ndryshe nga Kosova, ku ka filluar testimi i mësuesve, nuk është asnjë masë e marrë për testimin e tyre.

“Ndërkohë që ka denoncime që drejtorë shkollash në Tiranë janë testuar pozitivë me COVID19 ditët e fundit. Edhe në Shqipëri duhen marrë masa për testimin falas të të gjithë mësuesve. Përndryshe fëmijët tanë janë të gjithë të rrezikuar”, shkruan Vokshi,

Postimi i plotë

Kosovë: fillon testimi i mësuesve. 1500 mësues nga komuna të ndryshme testohen këto ditë para fillimit të vitit të ri shkollor.

Shqipëri: asnjë masë e marrë për testimin e mësuesve. Ndërkohë që ka denoncime që drejtorë shkollash në Tiranë janë testuar pozitivë me COVID19 ditët e fundit.

Ajo historia me linjë të veçantë për mësuesit është thjesht jo funksionale në kushtet kur 127 është në kolaps, apo në kushtet kur edhe qytetarët “fatlumë” që ju bëhet tamponi, duhet të presin edhe disa ditë ose një javë për përgjigjet. . .kohë që në shkolla askush nuk e ka luksin të presë.

Edhe në Shqipëri duhen marrë masa për testimin falas të të gjithë mësuesve. Përndryshe fëmijët tanë janë të gjithë të rrezikuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re