Kryeministri Edi Rama deklaroi se personat që vijnë nga Itali apo Greqia duhet që të vetë karantinohen për 14 ditë në shtëpitë ë tyre.

Më tej ai shtoi se nëse këtë persona do të gjente duke shitur në rrugë dhe nuk vetkarantinohet do të marri 5 mijë euro gjobë.

“Nuk po vjen fundi i botës, por vetëm të vetërrethohemi për disa javë me muret e izolimit nga kontaktet e përditshmërisë sonë. Ata që janë kthyer 14 ditët e fundit nga Italia apo Greqia, ose zona të tjera të prekura të vetëizolohen në shtëpimë e tyre.

Nga sot do dalë në rrugë një formacion i perbashket i policise së shtetit e asaj ushtarake që do të organizojnë postblloqe për kontrolle të automjeteve dhe do ndalojnë e verifikojnë nëse në automjet ka të ardhur nga Italia apo Greqia në 14 ditët e fundit që ndalohen të dalin nga shtëpia për 14 ditë.

Nga nesër kush prej tyre do kapet do dënohet me 5 mijë euro gjobë. E do ndalohet të largohet nesër në Itali nëese s’do ketë paguar gjobën”- tha Rama.

(TemA)

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re