Deputeti i Kuvendit Arlind Çaçani në një shënim në mediat sociale ka kërkuar nga qeveria që të marrë më shumë masa për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.

Deputeti shkruan se orari i vendosur nga Komiteti i Ekspertëve nuk është i duhuri, pasi pas orës 10 të mbrëmjes edhe vetë qytetarët nuk dalin.

Më tej ai ka propozuar që mbyllja të jetë jo totale, por një mbyllje që të mos paralizohet ekonomia, pasi pa ekonomni nuk ka shëndet.

“Unë nuk jam ekspert i fushës , por kjo mbyllja nga ora 10 në orën 6 më duket si tallje ,sepse po të ishte se ky virus vepron vetëm në atë orë , të jeni të sigurt që dhe të duam ne pas orës 10 nuk del njeri t’i lutesh ,por dhe po të dalin janë shumë pak për të pasur rrezik. Unë jam i mendimit që masat duhet të ashpërsohen, jo një mbyllje totale ,por një mbyllje ku të mos paralizojmë ekonominë, sepse ajo është njësoj e rëndësishme si shëndeti. Pa ekonomi s’ka shëndet! Propozoj të ndaloni takimet elektorale menjëherë. Fasha orare të ketë një tjetër qasje me fluksin dhe pikun e lëvizjes. Ndoshta , dhe shkollat apo aktivitete të tjera të kufizohen edhe më shumë. Do marrë parasysh thirrja e disa specialistëve që të pajisen të paktën 4 spitale rajonale me laborator për të nxjerrë përgjigjen e tamponit në kohë rekord, dhe të kemi trajtim dhe izolim sa më të shpejtë të personave që mbartin virusin.Duhet një punë më e madhe dhe bashkëpunim me organet e policisë së shtetit që të ndalojnë personat e infektuar të dalin në rrugë”, thotë ndër të tjera deputeti.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë, Gjendja në të cilën ndodhemi është tejet e rëndë. Jo vetëm për ne ,por për të gjithë Botën.Ne në këtë rast na takon të kujdesemi për shtëpinë tonë, për Shqipërinë dhe shtetasit tanë. Situata në dukje e reklamuar nga ju, jep përshtypjen sikur gjithçka është nën kontroll. Por jo ! Situata është tejet e rëndë dhe numri i të infektuarve dhe fataliteteve është 3- fish më i lartë nga ato që publikohen. Nuk besoj se e bëni me qëllim ,por situata ju ka dalë nga kontrolli sepse jeni më shumë të fokusuar te propaganda sesa te puna. Flas këtu për qeverinë jo për bluzat e bardha ,sepse ata janë vërtet në krye të detyrës dhe sot janë heronjtë tanë , ku fatkeqësisht kanë rënë dhe dëshmor.Fatalitetet janë 3 -fish në bazë të informacioneve që disponoj, sepse jemi vend shumë i vogël dhe i prekim gjërat nga afër përditë .

Mjafton vetëm të hapësh faqen e facebook dhe të shfaqen në mur të paktën nja 10 shenja të miqve që kanë humbur të dashurit e tyre. Sapo i ngushëllon dhe i pyet ta konfirmojnë që ka ndodhur për shkak të covid.

Ministria regjistron vetëm humbjet që ndodhin në spitale dhe jo humbjet që ndodhin në banesa apo dhe spitalet jashtë shtetit. Ndaj them që situata është tejet e rënduar dhe duhet një përqëndrim dhe vëmendje më e madhe.E them me bindje se me gjurmimin e rasteve keni dështuar dhe nuk funksionon fare.Tani është e pamundur të rikthehet në normalitet.Unë nuk jam ekspert i fushës , por kjo mbyllja nga ora 10 në orën 6 më duket si tallje ,sepse po të ishte se ky virus vepron vetëm në atë orë , të jeni të sigurt që dhe të duam ne pas orës 10 nuk del njeri t’i lutesh ,por dhe po të dalin janë shumë pak për të pasur rrezik. Mos flas për në qytete si ai i imi që mbas orës 5 nuk sheh më njeri në rrugë.Unë jam i mendimit që masat duhet të ashpërsohen, jo një mbyllje totale ,por një mbyllje ku të mos paralizojmë ekonominë, sepse ajo është njësoj e rëndësishme si shëndeti. Pa ekonomi s’ka shëndet! Propozoj të ndaloni takimet elektorale menjëherë.

Fasha orare të ketë një tjetër qasje me fluksin dhe pikun e lëvizjes. Ndoshta , dhe shkollat apo aktivitete të tjera të kufizohen edhe më shumë. Do marrë parasysh thirrja e disa specialistëve që të pajisen të paktën 4 spitale rajonale me laborator për të nxjerrë përgjigjen e tamponit në kohë rekord, dhe të kemi trajtim dhe izolim sa më të shpejtë të personave që mbartin virusin.Duhet një punë më e madhe dhe bashkëpunim me organet e policisë së shtetit që të ndalojnë personat e infektuar të dalin në rrugë.Mos u merrni vetëm me ata që s’kanë maska, por punoni dhe gjurmoni të infektuarit, e di që është një punë e vështirë, por jo e pamundur.Kjo është një luftë , dhe në luftë dihet që do ju prishet rehati. Kuptoj çdo siklet të qytetarëve, por më mirë të sakrifikojmë gjëra që nesër mund t’i rregullojmë sesa të humbim gjëra që nesër nuk i kthejmë dot më.NJË GJË ËSHTË E SIGURT NGA KJO HISTORI. KËTË LUFTË DO E FITOJMË NE.Faleminderit!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re