Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me tensionet në Veri të Kosovës, ku në ‘Facebook’ shkruan se masat e shpallura nga Komision i i BE-së për të janë gabim, ku dhe ka cituar deklaratën e deputetit gjerman.
Vasili thekson se kryeministri Edi Rama duhet të kishte të njëjtin qëndrim për Kosovën, ku citon “Sikur Edi Rama të fliste vetëm çerekun e atyre që thotë deputeti gjerman Abraham, të paktën do na kursente turpin që e kemi kryeministër të Shqipërisë”.
Postimi i plotë:
Petrit Vasili
Sikur Rama te fliste sa çereku i Knut Abrahamit!
Deputeti i Bundestagut gjerman Knut Abraham ka thene qarte se:
“Masat e shpallura nga Komisioni i BE-së kundër Kosovës janë gabim. Mbyllja e njërit sy ndaj problemit të vërtetë dhe presioni ndaj anës së dobët nuk ka funksionuar kurrë”, ka shkruar Abraham.
Sikur Edi Rama te fliste vetem çerekun e atyre qe thote Deputeti gjetman Abraham, te pakten do na kursente turpin qe e kemi Kryeminister te Shqiperise.