Policia e Elbasanit ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e ndeshjes qualifikuese të Euro 2020 ndërmjet Shqipërisë dhe Islandës, sfidë që do të luhet ne orën 20 e 45.

 

215 forca të Policisë së Rendit, Qarkullimit, Shqiponjat, FNSH-ja dhe Policia Kriminale do të jenë në gatishmëri për të garantuar rendin dhe sigurine publike para, gjatë dhe pas ndeshjes.

 

Do ketë bllokim të aksit në drejtim të stadiumit duke filluar nga ora 18:00 e datës 10.09.2019, deri në përfundim të aktivitetit sportiv, si dhe do mbyllen lokalet rreth stadiumit.

 

Të gjithë tifozët do të kontrollohen në hyrje të stadiumit nga forcat e Policisë dhe nuk do të lejohet futja e sendeve të forta, shisheve me tapë, çelësave, monedhave apo metaleve (të çfarëdo lloji).

 

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen me automjete në akset që të çojnë drejt stadiumit, çka do të sillte një ndihmesë në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re