Përleshje të dhunshme polici-protestues shpërthyen në disa qytete në të gjithë Spanjën të shtunën, kundër kufizimeve të reja COVID.

Trazirat shpërthyen në Barcelonë, ​​Bilbao, Burgos, Santander, Valencia dhe Leon. Sipas raporteve të medias, 29 oficerë policie dhe shtatë protestues u plagosën dhe 32 persona u arrestuan.

Në shumë raste, dhuna duket se është ushqyer nga grupe të ekstremit të djathtë të lidhur me klube të futbollit, tha policia.

E përditshmja La Vanguardia dhe televizioni shtetëror RTVE raportuan se qindra njerëz kishin luftuar policinë në Barcelonë deri natën vonë.

https://twitter.com/ISCResearch/status/1322797046533902336?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1322797046533902336%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=http%3A%2F%2Ftesheshi.com%2Fmasat-e-reja-covid-spanja-ne-flake-ultrasit-e-barces-ne-krye-te-protestave-plackiten-dhe-dyqane%2F

Ata hodhën tulla drejt oficerëve të policisë u vunë flakën koshav etë plehrave dhe grabitën disa dyqane.

Policia ka akuzuar për dhunë anëtarët e klubit tifoz të Boixos Nois (Crazy Boys), të cilët i përkasin klubit të Barcelonës.

Incidente të ngjashme kanë ndodhur në qytete të tjera.

Në Vilafranca del Penedes në Katalonjë, rreth 120 të rinj thirrën për “liri” nga kufizimet dhe u përpoqën të hynin në bashkinë e qytetit, njoftoi La Vanguardia.

Spanja është një nga vendet më të goditura në Evropë.

Parlamenti miratoi të enjten zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend deri në 9 maj.

Disa rajone janë të mbyllura për të udhëtuar.

Banorët e Katalonjës nuk lejohen të largohen nga qytetet e tyre gjatë fundjavës.

Shumë qytete, përfshirë Barcelonën, kanë futur shtetrrethimin natën.

Shkollat ​​dhe kopshtet janë ende të hapura, por restorantet, teatrot, kinematë dhe palestrat duhej të mbyllnin dyert e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re