Kryeqyteti i Lituanisë, Vilnius, është duke u shndërruar në një kafene gjigande të hapur ku autoritetet lejojnë baret dhe restorantet të vendosin tavolina falas në mënyrë që të respektojnë rregullat e distancës sociale.

Në ved ka filluar lehtësimi i masave të marra ndaj koronavirusi, ku dyqanet, parukierët, bibliotekat, muzetë dhe kafenetë u lejuan të rihapeshin në të gjithë Lituaninë të hënën.

Lituania ka regjistruar 44 vdekje dhe 1.344 raste pozitive të virusit që nga fillimi i shpërthimit, sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins.

Por kafenetë dhe restorantet ende duhet t’u përmbahen rregullave të rrepta të distancës fizike, në mënyrë që të rifillojnë punën vetëm në pjesën e jashtme dhe klientët e ulur në tavolina të ndryshme të jenë së paku dy metra larg.

Sipas kryetarit të bashkisë së Vilnius, Remigijus Šimašius, kjo do të përjashtonte shumicën e bizneseve si pasojë e rrugëve të ngushta me kalldrëm.

Prandaj qyteti ka vendosur të hapë 18 vende publike për t’u përdorur nga kafenetë dhe restorantet.

“Kafenetë do të vendosen në sheshet dhe rrugët ku do të jenë në gjendje të vendosin tavolina pa pagesë këtë sezon dhe kështu të zhvillojnë aktivitetet e tyre gjatë karantinës. Thjesht hapuni, punoni, mbani punë dhe mbani Vilnius gjallë”, tha Šimašius javën e kaluar.

Kjo masë është mirëpritur nga pronarët e bareve dhe kafeneve teksa shprehen se ky vendim “erdhi fiks në kohë”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re