Mbi një mijë efektivë policie janë vënë në gadishmëri ndërsa pritet të nisë edhe protesta e opozitës. Gazetarja Xhensila Kodra se forcat e policisë do të pozicionohen para kryeministrisë dhe një pjesë tjetër do të jenë në bulevard për të shmangur incidentet.

Gazetarja raportoi se orëve të para të mëngjesit janë ndaluar parkimi i mjeteve në disa prej rrugëve të Tiranës ndërsa prej orës 10 ka nisur edhe bllokimi i rrugëve. Bëhet fjalë për këto rrugë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re