Mbi 1 mijë inspektime janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës.

“Nga inspektimet janë marrë 4 masa administrative: 2 masa administrative me gjobë, në subjekt bar/kafe/fast food, 1 masë administrative me gjobë në vlerën 1 000 000 lekë, në bar/restorant, për ushtrim të aktivitetit në ambiente të mbyllura, e vendosur në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe 1 masë administrative me gjobë në Institucion Publik”, thuhet në njoftim.

Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

“Task Forca anti-COVID në total ka kryer mbi 108 mije kontrolle dhe monitorimet në terren dhe gjatë epidemisë dhe janë vendosur rreth 400 masa administrative për subjektet e gjetura në shkelje të protokolleve të sigurisë, miratuar nga Ministria e Shëndetësisë”, thuhet më tej.

Njoftimi: 

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan mbi 1064 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit në 24 orët e fundit.
Nga inspektimet janë marrë 4 masa administrative: 2 masa administrative me gjobë, në subjekt bar/kafe/fast food, 1 masë administrative me gjobë në vlerën 1 000 000 lekë, në bar/restorant, për ushtrim të aktivitetit në ambiente të mbyllura, e vendosur në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe 1 masë administrative me gjobë në Institucion Publik.

Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Tiranë, Durrës, Vlorë.

Task Forca anti-COVID në total ka kryer mbi 108 mije kontrolle dhe monitorimet në terren dhe gjatë epidemisë dhe janë vendosur rreth 400 masa administrative për subjektet e gjetura në shkelje të protokolleve të sigurisë, miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore. Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtese, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.

Ndërkohë inspektimet nga inspektorët shëndetësore do të vijojnë punën në terren për ndërgjegjësimin e subjekteve për zbatim të protokolleve të sigursë me zero tolerancë në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re