Policia e Shtetit ka nisur serish kontrollet per kanabisin. Sipas urdhrit të firmosur nga drejtori i përgjithshëm i policisë se shtetit Ardi Veliu, shërbimet e policisë kane filluar punën për zbatimin e planit operacional. Kësaj here kërkohet kontrolli i të gjitha ambienteve të mbyllura.

 

“Në zbatim të detyrimeve të përcaktuara në Planin e Veprimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për vitin 2018-të, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike, urdhrit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të vitit 2017-të për dokumentimin e punës së strukturave të Policisë së Shtetit, lidhur me goditjen e kësaj veprimtarie dhe takimit të zhvilluar në janar të këtij viti mbi rikontrollin e ambienteve të mbyllura me risk për kultivimin e lëndëve narkotike, të cilat angazhojnë strukturat e Policisë së Shtetit për kontrollin e territorit, duke përqendruar vëmendjen në kontrollin e serave, depove, tuneleve, ish-reparteve ushtarake, shtëpi të braktisura etj.”

 

Sipas Veliut pavarësisht rezultateve që u arritën gjatë vitit 2017-të, sërish u konstatua një lloj neglizhence sa u përket këtyre ambienteve të konsideruara si zona me risk për kultivimin e bimëve narkotike.

Urdhri:

 

Nisur nga problematika e hasur gjatë zhvillimit të operacionit policor, ku në ditët e para nuk u angazhuan me kontrollin e territorit që mbulojnë Drejtoritë Vendore dhe ato të Kufirit e Migracionit, si dhe mosidentifikimi i ambienteve të mbyllura me risk për kultivimin e bimëve narkotike dhe zbatimin e saktë të shërbimeve për kontrollin e tyre, e veçanërisht në zonat me risk të lartë për kultivimin e bimëve narkotike. Sa u tha më sipër, me qëllim intensifikimin e punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, nga ana e drejtuesve të Drejtorive Vendore të Policisë kërkohen të gjitha masat e nevojshme, duke nisur që më datë 9 mars 2018-të”

 

Deri më tani nga kontrollet e policisë nuk janë zbuluar sasi kanabisi ndonëse drejt vendeve të bashkimit Evropian ka pasur sekuestrime të konsiderueshme hashashi. Operacioni i fundit ne Napoli përfundoi me sekuestrimin e  8 toneve hashash, çka tregon se rezervat e kanabisit janë të konsiderueshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re