Doktor Pëllumb Pipero i ftuar në studion e Open tha se ishte dakord me lehtësimin e masave kufizuese për dy arsye. Së pari sipas tij ka të bëjë me frymëmarrjen e ekonomisë dhe së dyti me ndikimin psikologjik të qytetarëve të izoluar.

Por, Pipero bën apel për shumë kujdes. “Eshtë virus me shumë të panjohura, ndaj duhet me shumë rigorozitet të zbatohen urdhrat për distancimin fizik, mbajtjen e maskave në markete, farmaci, apo ambiente me shumë persona, apo sportele bankash”.

Mjeku i Spitalit Infektiv të kthyer në Spital Covid 1, tha se “në terapi intensive, një prej të cilëve tre të intibuar. Kemi pacientë të shëruar, por edhe pacientë mesatarisht rëndë, shumë rëndë”.

Për dy pacientë, Pipero tha se janë në gjendje shumë të rëndë në reanimacionin e Infektivit. Por, për të problem mbetet Shkodra, për të cilin tha se në këtë qark nuk janë respektuar masat e kufizimeve.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re