Të gjitha ambinetet dhe hapësirat publike në Berat po vijojnë të dezinfektohen.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo, shprehet se “fokusi ynë janë banorët e bashkisë Berat. Ne do të përkujdesemi për çdo ambient dhe hapsirë publike ku banorët e bashkisë sonë marrin shërbime”.

“ Dezinfektimi i farmacive, supermarketeve, furrave të bukës dhe hyrjeve të pallateve u krye sot me sukses në pjesën më të madhe të qytetit. Mirënjohje ekipit të terrenit për punën në këtë kohë të vështirë”, – shprehet Demo.

Kryebashkiaku Demo i bën apel qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për njëri-tjetrin. “Ne do të vazhdojmë punën intensivisht në çdo lagje”, – tha Demo.

Më herët grupi i punës ka dezinfektuar lagje të ndryshm, si dhe të gjitha shkollat, kopshtet dhe çerdhet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re