Sekretari i Përgjithshëm i PD, në një deklaratë për media pas përfundimit të seancës gjyqësore të zhvilluar ndaj protestuesve të arrestuar të premten, u shpreh se aktualisht jemi në një alarm të kuq për gjendjen e demokracisë në vend.

Sipas tij, policia nuk ka asnjë provë ndaj protestuesve të arrestuar, ndërsa për disa prej tyre që janë lënë në burg, janë stisur provat me qëllim mbajtjen e mbështetësve të opozitës në qeli.

Flamur Noka: Ditën e premte është një alarm i kuq për gjendjen e demokracisë në vend. Një polici shteti që nga dita në ditë po degradoon duke u sjellë si një bandë për të mbrojtur narkoregjimin dhe jo për të për t’i shërbyer ligjit dhe kushtetutës së këtij vendi, përcolli një mesazh shumë të rëndë me sjelljen e saj banditeske. Për këtë Partia Demokratike bën përgjegjës të gjithë trupën drejtuese e cila merr urdhra nga Edi Rama, kreu i narkos.

Protesta e ditës së premte tregoi që policia e shtetit, kupolën e saj vetëm se ka ndërruar dorë. Nga Gys Agasi që kontrollonte gjithë emërimet dhe së bashku me të dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Prodën, policia kaloi në duart e Oltion Bistit, i cili u emërua nga Edi Rama si koordinator me krimin dhe me policinë. Ushtari i Oltion Bistrit është Skënder Hitaj. Ai do të konsiderohet përgjegjësi i asaj dhune dhe konsiderohet si një kamikaz politik i regjimit dhe armik i opozitës dhe i Partisë Demokratike. Artur Prifti, komandanti i FNSH-së, është një mercenar i narkosit dhe konsiderohet, do të konsiderohet armik i lirive dhe i të drejtave të njeriut dhe i Partisë Demokratike. Sokol Bizhga, famëkeqi, është në këtë organizatë që Partia Demokratike denoncon. Altin Tabaku, zëvendës komandanti i FNSH-së, Bajram Baçi dhe Navjol Papuli, të dy përgjegjësat e sektorit, janë në grupin kriminal që konsiderohen armiq të lirisë, të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe armiq të opozitës. Dashamir Bendo, shefi i operacionales të Tiranës, si dhe Enton Allushi, drejtori i Tiranës. Ky është një grup kriminal që drejtohet nga Oltion Bistri dhe që ka si synim luftën vetëm ndaj opozitës dhe kurrë ndaj krimit dhe në funksion të ligjit jo e jo. Tani, protestuesit janë dhunuar katër prej tyre, të dhunuar dhe me plagë, janë paraqitur sot në seancën gjyqësore. Nuk ndodh kund përveçse në regjimin e Ayatullahut, kjo dhunë barbare. Njëri prej tyre ka prej katër ditësh në spital dhe sot që ju dha masa, ndodhet në gjendje të rëndë në spital nga dhuna policore. Por askush nuk mban përgjegjësi. Si në kohën e sigurimit të shtetit, kanë fabrikuar duke falsifikuar dokumentat dhe provat. Asnjë provë nuk kanë. Thjesht çfarë nxjerr TV Varikarlon, i merr policia dhe i paraqet si prova.

Një nga ata që prokuroria dhe gjykata vendosën masën me burg, është kapur me ujë në dorë, me shishe me ujë duke pirë ujë. I kanë thënë është molotov ujin, ujin që po pinte. Pra kjo nuk ndodh kund. Tani, ne jemi këtu për të denoncuar edhe gjyqtarin i cili pa provë, pa fakt, pa asnjë të dhënë konkrete, qytetarë dhe protestues të thjeshtë, madje mes tyre dhe dy invalidë, i konsideron grup dhe i konsideron si persona përgjegjës për dhunë. Ndërkohë që u pa qartësisht që aty dhunën e ushtroi policia e shtetit, policia e shtetit. Gjyqtari Peza, një militant politik, është po ky gjyqtar që dha vendimin në kolegjin zgjedhor për Edi Ramën në zgjedhjet e kaluara dhe në kundërshtim me çdo rregull dhe çdo normë ligjore u transferua në Tiranë si shpërblim politik për shërbimin që i ka bërë narkoregjimit. Nuk u zgjodh rastësisht. Ky gjyqtar u zgjodh qëllimisht, sepse regjimi kërkon ndërmjet masave të ashpra për të dënuar dhe për të fabrikuar prova për protestuesit e pafajshëm, të mbjellë panik dhe terror tek qytetarët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re