Shqipëria është prekur nga koronavirusi dhe qeveria ka dhënë masa parandaluese për përhapjen e virusit.

Por mesa duket kjo nuk i ka ndaluar një grup turistësh të qarkullojnë nëpër Tiranë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=AKeXe9bu9Hw?feature=oembed&w=1200&h=675]

Ditën e sotme në rrugët e kryeqytetit një grup turistësh prej 30 personash të ardhur nga Austria kanë vizituar disa pika turistike në kryeqytet. Mësohet se turistët kanë hyrë në Shqipëri ditën e djeshme dhe kanë kaluar nga Moriçani.

Udhëheqësi i grupit tha për Junxhin Mustafaraj se situata vazhdon normalisht. Ai theksoi se nuk ka kufizime apo perceptim frike, pavarësisht masave të vendosura nga institucionet.

I pyetur se nëse ka pasur një ndryshim të rezervimeve ai u shpreh se ka pasur një rënie, ndërsa tregoi se një grup me 18 persona është reduktuar, duke mbetur me 3 persona. Ai gjithashtu tha se grupi i turistëve ka mbërritur dje në Shqipëri dhe se do të qëndrojë për 6 dit.

“Vij nga Austria. Nuk jam e frikësuar, unë jam këtu dhe do të qëndroj. Do të vizitojmë Tiranën, Durrësin. Gjithashtu turistja tha se grupi përbëhet prej 30 personash”, u shpreh një prej turistëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re