Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi sot se janë afro 2 mijë punonjës të sistemit shëndetësor që do të jenë në gatishmëri të plotë gjatë 24 orëve për qytetarët gjatë ndërrimit të viteve.

Në një prononcim për gazetarët, ministrja Koçiu deklaroi se janë marrë të gjitha masat për të ofruar ndihmën shëndetësore për çdo qytetar dhe për të qenë pranë tyre në çdo kohë.

Do të jenë në gatishmëri të gjitha strukturat shëndetësore në të gjithë vendin, përfshirë këtu spitalet rajonale dhe bashkiake, por jo vetëm edhe strukturat e sistemit parësor. Janë 31 struktura të sistemit parësor që do të jenë në gatishmëri përgjatë festave të fundvitit. Janë afro 2 mijë personel shëndetësor, mjekë dhe infermierë të cilët do të jenë në gatishmëri për të shërbyer për çdo nevojë që mund të kenë qytetarët gjatë ndërrimit të viteve”, theksoi Koçiu.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Koçiu e vuri theksin dhe tek urgjencat pediatrike për fëmijët, të cilat tha se janë 4 qendra shëndetësore në Tiranë që do e ofrojnë këtë shërbim gjatë ndërrimit të viteve.

Janë 4 qendra shëndetësore në Tiranë, të cilat do të ofrojnë urgjencën pediatrike për të gjithë të vegjlit. Pra, kushdo që ka një urgjencë pediatrike me fëmijët e tij, t’i drejtohet qendrave shëndetësore do të jenë të hapura 24 në 7 përgjatë gjithë sezonit, jo vetëm gjatë fundvitit. Qendrat shëndetësore që janë të hapura, ajo Nr.6 në Kombinat, Qendra Shëndetësore Nr.7 pranë Oxhakut, Qendra Shëndetësore Nr.8 pranë sheshit Ëilson apo Tiranës së Re dhe Qendra Shëndetësore”, rikujtoi ministrja e Shëndetësisë.

Ministrja nënvizoi gjithashtu se edhe Urgjenca Kombëtare do të jetë në gatishmëri të shtuar përgjatë fundvitit jo vetëm për të koordinuar autoambulancat në të gjithë vendin, por edhe për të ofruar ndihmën e parë të urgjencës për çdo qytetarë që do të ketë nevojë./Shqiptarja.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re