Policia e shtetit publikoi planin e masave për protestën që opozita do të zhvillojë në formë marshimi nga Ministria e Brendshme e deri para Kryeministrisë.

 

Në gatishmëri pritet që të jenë mbi 1500 efektivë policie ndërsa do të bllokohet qarkullimi në disa segmente rrugore.

 

Plani i masave fillon nga mesnata e deri në përfundim të protestës. Për këtë një pjesë e segmenteve do të jenë të bllokuara pjesërisht ndërsa nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.

 

Devijime do të ketë edhe për linjat e transportit publik. Policia e shtetit njoftoi se protesta do të asistohet e monitorohet edhe nga ekspertë të huaj, të atashuar pranë ministrisë së brendshme ndërsa nuk do të tolerohen sjellje apo veprime që cënojnë rendin dhe sigurinë publike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re