Afrimi i sezonit turistik, ka risjellë në vëmendje të Ministrisë së Turizmit, problematikat e tij.

Ministri Klosi ka zhvilluar mbledhjen e task forcës së parë, ku ka evidentuar edhe objektivat kryesorë.

Për sa i përket zhurmave në zonat turistike, Klosi i ka drejtuar një apel edhe bashkive që të jenë bashkëpunuesë dhe të bëjnë si duhet punën e tyre.

Duke vlerësuar zhvillimet pozitive të sezonit turistik gjatë vitit të kaluar, Klosi ka kërkuar që edhe këtë vit të punohet për të ofruar një sezon me standarde të larta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re