Kelvis Balliu thotë se ajo që ka ndodhur me Sali Berishën ditën e djeshme nuk është ndonjë habi për opozitarët, pasi ai thekson se prej kohësh kanë deklaruar se në Shqipëri po rivendoset regjimi Hoxhist.

Me anë të një postimi në Facebook, Balliu shkruan se “Arben Kraja dhe kandidati per deputet i Partisë Komuniste ne vitin 1992 rikthehet si hero i drejtësisë Hoxhiste qe shkërmoqi presidenti Berisha”.

Kraja- sipas Balliut- nuk bën ndonjë gjë ndryshe nga çfarë ka bere gjate diktaturës.

Postimi i Klevis Balliut

U rikthyen.

Për opozitarët e vërtete ngjarja e djeshme nuk bën habi, pasi kemi deklaruar prej kohesh qe ne Shqipëri po rivendoset regjimi Hoxhist.

Hetuesi dhe prokurori  i diktaturës Arben Kraja dhe kandidati per deputet i Partisë Komuniste ne vitin 1992 rikthehet si hero i drejtësisë Hoxhiste qe shkërmoqi presidenti Berisha.

Ironia është  se Kraja nuk bën ndonjë gjë ndryshe nga çfarë ka bere gjate diktaturës.

Edhe atëherë si sot kërkonte te izolonte qytetaret duke i marre pasaportën, madje dhe i arrestonte

(dokumentat posht)👇

Historia fakton, se ne çdo vend ku eshte vendosur diktatura goditet kryetari i opozitës, dje diktatura Hoxhiste është rikthyer me femijet e përdhunuesve dhe vrasëseve të  shqiptarëve nga Kristaq Rama Kasem Balla te Edit Çuçit ben pikërisht ate cka provat historike na kane paralajmeruar, goditen kryetarin e opozites.

Fati i shqiptareve dhe fatkeqsia e regjimit eshte se ndryshe nga vende te tjera ne histori opozita nuk ka ne plan te ndaloj apo te leshoj pe kryetari i saj.

Ne fund te kesaj beteje te opozites per Shqiperi, do te triumfojne dhe vendi do te clirohet perfundimisht nga kthetrat e errta te kanaleve hoxiste.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re