Kreu i grupit socialist, Taulant Balla nga Kuvendi i është përgjigjur deklaratës së deputetes Flutur Açkës e cila tha se vendimi i qeverisë për studentët e mjekët për kontratën 5 vjeçare është masë ekstreme.

Balla tha se studentët që nuk do nënshkruajnë kontratën duhet të paguajnë tarifë, pasi vendit i duhen mjekë.

“Ata që nuk nënshkruajnë kontratën, është shumë e thjeshtë do paguajnë tarifën. Mos u bëni mish për tonë në një gjë, që i bën mirë ajo pjesë e shqiptarëve që ju ka sjellë këtu. E përshëndes vendimin e qeverisë për mjekëve. Projektligji është zgjedhja e duhur për të qëndruar në Shqipëri. Duhet të rrisnim numrin e mjekëve në vend”.

Kujtojmë se, Açka tha se në Parlament se kjo është një masë ekstreme.

Flutura Açka: “Duhet ta bëjmë Shqipërinë Është masa ekstreme dhe nxitimi juaj është i pavend. Nuk keni arsye përse të nxitoni. Nuk është konsultuar me grupet e interesit, studentët. Nuk e shoh të arsyeshme që të vijë në Parlamenti me kaq nxitim. Nëse nuk i keni bërë mirë detyruar, mbarojini dhe pastaj merruni me studentët. E papranueshme që t’i vendosim me dhunë këto masa. Jam për të marrë masa që fëmijët të mos ikin, por jo në këto forma absurde që i kishim harruar. E shoh të pavend që ta kaloni me kaq nxitim. Është masë ekstreme, ju këshilloj edhe në emër të Komisionit tim të bëni hap mbrapa, do jetë një precedent që do të ketë pasoja edhe për ju si mazhorancë”, tha Flutura Açka.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re