Kreu i Shtetit, Ilir Meta u shpreh se vaksina kundër COVID-19, e cila është autorizuar për përdorim në disa vende evropiane, por jo vetëm, është një masë pozitive për parandalimin e pandemisë.

Në një intervistë për Vizion Plus, Meta tha se nëse do të jetë e domosdoshme edhe ai do ta bëjë vaksinën, por gjithmonë në varësi të këshillave që do t’i japin mjekët.

Meta: Vaksinimi është një proces që duhet të ishim kujdesur më shumë, më parë. Ne e kemi nxitur qeverinë për masat që duhet të marrë dhe duhet të jetë më transparente dhe koherente në qëndrimet e saj. Kjo vaksinë është masë pozitive dhe parandaluese.

Presidenti i Republikës do të vaksinohet?

Meta: Kjo do të jetë në varësi të këshillave të mjekëve dhe pse jo nëse ata do të gjykojnë se kjo do të jetë e rëndësishme dhe e domosdoshme, përse jo. Si gjithë të tjerët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re