Fax News ka zbardhur detaje të tjera nga dosja e katër të arrestuarve për mashtrimin me vlerë katër milionë euro.
Personat e arrestuar janë:
1. Donald Anu, 34 vjeç, shtetas i Kamerunit, alias Ugochukwu Emmanuel Emereibenu 39 vjeç, shtetas i Nigerisë;
2. Marie Goufan, 31 vjeçe, shtetase Kamerune, banuese në Tiranë;
3. Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë;
4. Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë.
Në dosje thuhet se me datë 18 shkurt Donald Anu ka dalë nga banesa dhe rrugës ka hedhur në kosh disa letra dhe karta sim të kompanive të ndryshme celulare. Këto karta janë marrë nga njësia e vëzhgimit ku janë gjetur disa pasëorde të ndryshme dhe fatura depozite.
Pikërisht kjo ka qenë dhe mënyra si hetuesit kanë zbërthyer grupin me katër supermashtrues, të cilët vodhën 4 milionë euro me anë të mashtrimeve kompjuterike.
Më tej, Fax Neës sjell dhe dëshmitë e katër të arrestuarve. Donald Anu, i cili konsiderohet protagonisti kryesor i skemës së mashtrimit kompjuterik, tregoi se donte të hapte nje biznes kafeje por duke qenë se nuk kishte të drejtë të hapte biznes kishte thirrur në ndihmë dy shqiptarët Xhentil Kupe dhe Fatbardh Danja.
‘’Jam konsulent biznesni. Kam ardhur në Shqipëri 2 vite më parë fillimisht për vizitë, por më pas vendosa të bëj biznes. Një miku im më ndihmoi të bëja dokumentat dhe biznesi që unë do të hapja ishte biznes kafeje. Duke qenë se skam patur leje qëndrimi, mora identetin e mikut tim nigerian Ugochukëu Emmanuel Emereibenu. Ai më dha identitetin dhe vijova punën këtu. Më pas do të vinte ai që do të vijonte biznesin. Duke qenë se nuk kisha të drejtë të hapja biznes, thirra dy miqtë shqiptarë Xhentil Kupe dhe Fatbardh Danja të hapnin kompani’’.- tha Donald Anu.
Më tej, e arrestuara tjetër, Maria Goufan ka treguar se në Shqipëri ka ardhur për të luajtur futboll, por duke qenë se paga nuk i mjaftonte ka filluar punë në Call Center.
“Kam ardhur në Shqipëri për të luajtur futboll. Duke qenë se paga nuk më mjaftonte kam filluar punën në Call Center. U njoha me Donald Anu para 2 vitesh dhe s’kam pasur dijeni për aktivitetin e tij. Kam shkuar vetëm një herë në bankë me Xhentil Kupen me qëllim që bisedën që do të bënte me bankën, me punonjës duhet tia përktheja e tia transfmetoja Donaldit se ai nuk di shqip,” ka thënë ajo, sipas dosjes.
Prokuroria sqaron se bëhet fjalë për 41 mijë euro që Xhentil Kupe do të tërhiqte nga llogaria e tij nga kompania që kishte hapur për shitje diamantesh. Xhentil Kupe rezulton ndërkohë edhe i arrestuar në 2010 për vjedhje ikonash.
‘’Duke qenë se nuk mund të hapte kompaninë, ma kërkoi si nder. Pyeta Evelinën (Maria Goufan) nëse kishte probleme ligjore, dhe ajo më tha se jo. Çdo gjë e ligjshme, sepse lekët kalojnë në bankë.’’ shtoi Kupe.
I arrestuari tjetër Fatbardh Danja i cili rezulton pronar i ‘’LekliFarm Global Shpk’’ thotë se këtë kompani e ka hapur për të ndihmuar Donald Anu dhe nuk e ka idenë çfarë ka ndodhur.
“Jetoj me qira, jam i divorcuar, dhe nuk e kam idenë për çfarë jam këtu. Nuk e kam idenë çfarë do të thotë mashtrim kompjuterik. Hapa kompaninë për të ndihmuar afrikanin.”– rrëfeu Danja.
Prokuroria ndërkohë është vënë në lëvizje për këtë skemë nga një bankë e nivelit të dytë e cila ishte informuar nga një përfaqësues i një kompanie ndërkombëtare se nga një llogari në Shqipëri po ndërhyhej dhe po devijoheshin transfertat bankare. E para transfertë ishte nga Polonia, 300 mijë euro. Ndërkohë është dhënë dhe nga Barclays Bank në Londër e cila gjithashtu ka sinjalizuar një transfertë të dyshimtë të kompanisë ‘’Lekli Farm Global’’. Këtu ka marrë kuptim gjithçka dhe ka filluar një hetim për të zbuluar skemën e mashtrimit kompjuterik nëpërmjet postës elektronike të kamerunasit Donald Anu dhe të tjerëve që kanë përvetësuar rreth 4 milion euro nga ky aktivitet.
4 milionë euro dëme bizneseve në 9 shtete, nga SHBA-ja në Filipine/ Kush janë 4 supermashtruesit e arrestuar në Tiranë, kishin ”shpikur” kompani për grabitjen e parave
(E.H/Faxweb.al)
…
/faxweb
