Policia e Shtetit me anë të një njoftimi shkruan se është vënë në dijeni për një fushatë mashtrimi online, e cila synon njerëz dhe kompani, me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare.

Në njoftim shkruhet se ka nisur puna  e menjëhershme, për parandalimin e pasojave, për hetimin e ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve.

Policia po ashtu fton qytetarët që janë prekur nga këto mesazhe të cilat iu kanë shkuar në emër të titullarëve  të Policisë së Shtetit, të denoncojnë menjëherë në adresën e postës elektronike [email protected].

Njoftimi i policisë:

Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike është vënë në dijeni për një fushatë mashtrimi nëpërmjet sistemeve kompjuterike, e cila synon persona fizikë dhe juridikë, pa dallime të caktuara, me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike njofton të gjithë qytetarët, se ka nisur puna policore e menjëhershme, për parandalimin e pasojave, për hetimin e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për t’i shkuar në ndihmë çdo shtetasi që mund të preket nga kjo fushatë mashtrimi, bashkëlidhur këtij njoftimi do të gjeni formatin në të cilin dërgohet mesazhi i postës elektronike, si dhe dokumentin e rremë që i bashkëngjitet këtij mesazhi.

Policia e Shtetit fton qytetarët që janë prekur nga këto mesazhe të cilat iu kanë shkuar në emër të titullarëve të Policisë së Shtetit, kjo për të rritur besueshmërinë e këtyre mesazheve, të denoncojnë menjëherë në adresën e postës elektronike [email protected], të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, e cila është duke kryer hetime intensive dhe në ditët në vijim do të japë më shumë informacion rreth kësaj fushate mashtrimi.r.t

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re