Gjykata e Apelit ka lënë në burg Milena Derajn e akuzuar për mashtrim me pasoja të renda në vlerën e 340 mijë eurove
Megjithëse në Gjykatën e Apelit ajo kishte dorëzuar një deklaratë noteriale ku njihte borxhin ndaj familjes Ferracaku, togat e zeza nun kanë pranuar të caktojnë një masë më të lehte sigurie.
Ajo pretendon se nga shuma 340 mijë euro që u kishte marrë për të shpëtuar të akuzuarit nga dënimi me burg përjetë për vrasjen e katërfisahtë në Velipojë, në fakt është 225 mijë euro.
Ajo shpjegoi se u ka detyrim familjes Ferracaku jo 340 mijë, por 225 mijë euro.
Sipas deklaratës noteriale, Deraj shpjegon se kur mori shumën prej 340 mijë euro nga Abedin Ferracaku, kontaktoi dy avokatë, ndërsa njëri u tërhoq dhe tjetri vazhdon të jetë i angazhuar.
Deklarata noteriale:
“Unë e nënshkruara Milena Deraj, deklaroj se kam marre nga Z. Abedin Ferracaku shumën monetare pre 340,000 Euro (treqind e dyzetë mije Euro). Ketë shume unë ia kam marre ne premtim te zgjidhjes se një çështje gjyqësore, ku z Abedin Ferracaku ishe i përfshire, ne Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Unë kam kontaktuar dy avokate te suksesshmen për mbrojtjen e Z. Abedin Ferracaku. Gate zhvillimit te hetimeve/procesit njeri nga avokatet është tërhequr nga mbrojtja, kurse tjetri është akoma i angazhuar me procesin gjyqësor.
Pasi është tërhequr Avokati i pare, unë i kam rikthyer Z. Abedin Ferracaku shumen prej 140,000 Euro (njëqind e dyzetmijë Euro). Këtë shume ia kam kthyer Abedin Ferracakut, para tre muajsh pranë Casa Italia, ne automjetin e tij Volksëagen Polo.
Pas kësaj ngjarje janë krijuar konflikte, dhe unë kam filluar t’i paguaj fajde (interesa) Z.
Abedin ferracaku ne shumat 25,000 Eurto/muaj (njëzete e pese mije Euro ne muaj), para te cilat i janë paguar ne Tirane.
Unë Milena Derai deklaroj se akoma i detyrohem shtetasit Abedin Ferracaka shumen prei 200,000 Euro (dyqind mije Euro), plus interesin e fundit (muaji Maj 2023), pra gjithsej shumën prej 225,000 Euro (dyqind e njëzete e pese mije Euro), shume te cilën e kam deklaruar edhe një here tjetër me Deklarate Noteriale para Noter Arian Merkuri, ne prani te shtetases Elira Shyti, e cila është e besuara e Z. Abedin Farracalai, te cilin unë nuk mund ta takoj sepse është ne kërkim.”- thuhet në deklaratën e saj.