Fax news zbardh ekzekutimin e letërporosisë dhe skemën mashtrimit të call centerit që mashtronte qytetarë gjermanë. Mësohet se ekzekutimi është bërë më 28 shtator 2021, dhe kjo letërporosi ka ardhur nga Bamberg  dhe Bajern.

Në tetor pas kryerjes së veprimeve të para të kërkuara nga gjermanët, është regjistruar procedum penal për mashtrim kompjuterik në kuadër të grupit kriminal nga ana e strkturës antikorrupsion.

Skema është e tillë, ku investitori, ose qytetari i mashtruar hap llogari bankare në faqen e ofruesit, pra te call center-it. Qytetarët kontaktohen nga ata që konsiderohen specialist të komunikimit, pra punonjësit e nivelit të parë. Ata prezantohen si ndërmjetës, ose menaxher.

Kontakti vihet nëpërmjet telefonit ose rrjeteve sociale, ndërsa qytetarët mendojnë se janë duke investuar në tregti. Llogaritë bankare të hapura nga qytetarët, i vihen në dispozicion firmave/kompanive të rreme dhe agjentëve financiar, të cilët bëjnë pagesat.

Me urdhër të SPAK gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte u ndaluan 15 persona, të cilët akuzohen si të përfshirë në skemën e mashtrimit të disa shtetasve gjermanë.

Sipas SPAK të ndaluarit janë punonjës të një “Call Center” në Tiranë. Mes të ndaluarve është edhe administratori e IT-ja i këtij “Call-Center”.

Hetimet janë në vijim, ku SPAK ka kërkuar informacion bankave të nivelit të dyte për llogaritë dhe transaksionet e bizneseve të skeduara, përfshirë edhe tatimeve, drejtorisë kundër pastrimit të parave kompanive telefonike për thirrjet e kryera ndaj numrave të huaj gjerman. Dyshimet janë se platformat sigurohen nga shtetas izraelitë dhe qipriotë në bashkëpunim me shqiptarë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re