Skip to content

“Mashtrohet i Sëmuri me Tumor: Historia Tronditëse nga Parkimi i Spitalit ‘Nënë Tereza’”

Cream and Brown Photographic Beauty Site Launch Website 2

Një qytetare ka denoncuar një ngjarje shqetësuese që i ka ndodhur babait të saj në parkimin e Spitalit “Nënë Tereza”. Ajo ka treguar se një mashtrues ka abuzuar me situatën e ndjeshme të babait të saj, i cili ishte duke shkuar për të marrë mjekim për tumorin në kokë.

Sipas vajzës, mashtruesi, një djalë i ri, ka pretenduar se kishte nevojë për para për të trajtuar fëmijët e sëmurë dhe ka ofruar për shitje tri varëse floriri, duke i premtuar babait të saj se ato do të kishin vlerë. Ai e ka mbushur mendjen pacientit, duke përdorur argumentin emocional për t’i marrë 200 mijë lekë. Pas blerjes, kur ka shkuar në shtëpi, babai ka kuptuar se varëset ishin të pavlera dhe se ishte mashtruar.

Vajza e pacientit ka bërë apel për qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e mashtruesve që shfrytëzojnë situata të ndjeshme dhe hallin e të tjerëve, duke shpërndarë këtë ngjarje për të parandaluar raste të tilla në të ardhmen.

Mesazhi i qytetares:

“Përshëndetje, dua të ndaj me ju një ngjarje që më ka ndodhur dje. Babi shkoj për të bërë mjekimin për tumorin që ka në kokë dhe kur zbriti nga makina, i afrohet një djalë i ri që ofronte varëse floriri, duke thënë se i duhen para për trajtimin e fëmijëve të sëmurë dhe duke u betuar për shpirtin e nënës së tij. Ky mashtrues ka arritur të bindë babain, i cili ka paguar 200 mijë lekë për tri varëse që nuk kanë asnjë vlerë. Po ua tregoj këtë përvojë, duke shpresuar që të mos mashtrohet më askush, veçanërisht ata që shkojnë në spital për të kërkuar mjekim dhe janë në hall. Ky mashtrim ka ndodhur tek parkimi i Spitalit “Nënë Tereza”. Shpresoj që ky mesazh të ndihmojë të tjerët të jenë të kujdesshëm.”

Vajza apelon që të tjerët të jenë të vëmendshëm dhe të mos lejojnë mashtruesit të shfrytëzojnë situata të tilla.