Gjykata e Korçës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Alma Beqirin, të arrestuar për përvetësimin e 3 milion eurove nga bizneset online si punonjëse e një poste private.

 

Beqiri u arrestua 3 ditë më parë nga policia, ndërsa seanca u mbajt me dyer të mbyllura, për më tepër se 2 orë.

 

Gjyqtarja e çështjes ishte Thomaidha Roça, ndërsa prokuror Gjergji Ceka.

 

Alma Beqiri ishte pronare e një poste private në Shqipëri, ndërsa kishte përvetësuar një shumë të majme parash, duke mos iu dhënë paratë e klientëve bizneseve me të cilat bashkëpunonte.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re