Një 36-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë, për shkak se me anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash një 44 vjeçari. Policia njofton se të dy personat janë me banim në Shijak, ndërkohë që akuza që rëndon mbi 36-vjeçarin është ajo e mashtrimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, ndaluan shtetasin B. H., 36 vjeç, banues në Shijak, Durrës, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit V. B., 44 vjeç, banues në Shijak, Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Mashtrimi”, në ngarkim të shtetasit B. H”, njofton zyrtarisht Policia.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re