Bashkëpronari i “Air Albania”, Sinan Idrizi rrezikon që të dënohet me 10 vite heqje lirie në Turqi, pasi akuzohet për mashtrim.

Padia është bërë nga biznesmeni turk adnan Polat, ish presidenti i klubit të njohur të Gallatasarajit.

“Karsmanset.com”, raporton se Idrizi mashtro biznesmenin Polat, dike i thënë se një kompani e quajtur Global Fluids International, GFI në Shqipëri po bënte një biznes shumë të fitimprurës në Shqipëri dhe ai mund ta ndihmonte nëse donte ta blinte kompaninë.

Sipas padisë, Sinan Idrizi i tha Polat se kompania shitej për 17 milionë dollarë dhe 3.5 milionë dollarë do të ishin si garanci dhe nëse shitja nuk do të bëhej atëherë kjo garanci do të kthehej.

Pas denoncimit të bërë në prokurorinë e Stambollit, hetuesit kërkuan dënim me 10 vjet heqje lirie për veprën penale “mashtrim të kualifikuar”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re