Një 51 vjeçar, me profesion avokat, ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit për mashtrim. Gëzim Kovaçi i ka marrë një shumë prej 4200 eurosh klientes së tij dhe nuk ka kryer detyrat ligjore për të cilat ishte ngarkuar me prokurë. Ka qenë vetë klientja që ka denoncuar rastin.

Nga veprimet hetimore ka rezultar se kallëzuesja dhe familjarët e saj kishin autorizuar me prokurorë avokatin për të ndjekur dy çështje gjyqësore, një për pronësi dhe një për divorc, duke i dhënë 4200 euro por ai nuk kishte kryer asnjë veprim juridik për ndjekjen e këtyre çështjeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re