Disa të rinj u prangosen nga forcat e rendit ne Tirane per shkak se mashtronin shtetas nga vendet e BE-se, per te investuar ne bursa fiktive.

 

Behet fjale per të rinj që punonin ne nje call-center ne zonen e Yzberishtit ne Tirane.

Në pranga kanë rënë E. I., 21 vjeç, M. K., 22 vjeç dhe U. T., 23 vjeç, të tre banues në Tiranë, ndërsa ka nisur hetimi në gjende të lirë për A. U., 22 vjeç, K. T., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. T., 25 vjeç.

 

Ne bashkëpunim me njëri-tjetrin ata telefononin shtetas të huaj, duke u prezantuar si agjentë shitjesh dhe me pas i mashtronin duke i bindur qe te investonin shuma te konsiderueshme financiare ne bursën fiktive Forex.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re