Një person që prezantohej si efektiv policie ka përfunduar në prangat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Tiranë.

Sipas News24 i arrestuari, zhvaste shuma parash nga punonjëset e seksit në Tiranë me qëllim për të mos i “arrestuar”.

Fillimisht, ai linte takime me vajzat që shërbejnë si eskorta nëpërmjet rrjeteve sociale dhe më pas i takonte.

I arrestuari hiqej si klient por më pas u deklaronte se ishte polic dhe në këmbim të parave mund t’i linte të lira.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re