Skip to content

Mashtronte qytetarët duke u marrë para, pranga kosovarit

Një shtetas kosovar ka rënë në prangat e seksionit të Krimit Ekonomik pasi kishte mashtruar duke fshehur të ardhurat.

 

Shtetasi I arrestuar është me inicialet Sh.M., 40 vjeç, nga Prishtina.

 

Sipas policisë, 40 vjeçari nën siglën e një agjencie, nëpërmjet mashtrimit iu ka marrë shtetasve të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash në formën e kaparit për blerje apartamenti.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.