Elena Muhaxhiri, 43 vjeçe është vënë në pranga pasi mashtronte qytetarë të ndryshëm se mund t’iu parashikonte fatin në këmbim të parave dhe sendeve me vlerë.

 

43-vjeçarja rezultonte e shpallur në kërkim, ndërsa do të vuajë dënimin prej dy vitesh, pasi gjykata e ka gjetur fajtore për veprën penale të mashtrimit.

 

“Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetase, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi ka përfituar para dhe sende me vlerë nga shtetas të ndryshëm, duke i premtuar se mund t’i parashikonte të ardhmen”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re