Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg, për administratorin e kompanisë që kryente mashtrime përmes Call-Center, shtetasin izraleit Rafael Genish.

Ndersa për kategorine e punonjësve senior ne kete kompani akuza ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg me afat 30 dite. Masa arrest shtepie eshte kerkuar për punonjësit që kane pasur statusin junior. Ndersa për punonjësit e thjeshte prokuroria ka kerkuar detyrim paraqitjeje.

Seanca ka me shume se 30 minuta që ka filluar ndersa te ndaluarit janë ndarë në dy grupe, ku në grupin e parë janë 20 punëtorë që do njihen me masën e sigurisë ku gjykata do vendosë nëse do pranojë apo jo kërkesat e akuzës. Ndërsa më pas për tu njohur me masat do futen 15 te ndalurit e tjerë

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re