Subscribe

Kanë dalë pamjet nga momenti i arrestimit të dy efektivëvë në rinas. Bëhet fjalë për efektivët Ardit Doçi dhe Endri Beramaj, të cilët janë arrestuar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore në Tiranë.

Doçi dhe Beramaj shërbenin në komisariatin e policisë në Rinas. Siç mëson gazetari Esido Barkaj, ata akuzohen për korrupson pasiv i kryer në bashkëpunim. Të njëjtat burime shtojnë se dy efektivët janë arrestuar nga AMP në kushtet e flagrancës.

AMP kishte informacione për aktivitetin korruptiv të dy efektivëve ku nisi menjëherë hetimet.

Këta dy të fundit janë arrestuar pasi i kanë bërë presion një qytetareje e cila donte të dilte nga Shqipëria me pretendimin se i kanë kaluar afatet për të udhëtuar drejt BE. Doçi dhe Beramaj i kanë kërkuar shuma parash qytetares duke e mashtruar se nuk mund të udhëtonte dot.

Ndërkohë AMP vijon hetimet për të zbuluar nëse ka edhe efektivë të tjerë të këtij komisariati të përfshirë në këtë skemë.

Sakaq, minsitri Balla, ka reaguar lidhur me rastin. Ai thotë se vijon procesi i vetë-pastrimit në Policinë e Shtetit.

“Falë punës së Agjensisë së Mbikqyrjes Policore gjatë natës së mbrëmshme janë arrestuar dhe vendosur përpara përgjegjësisë penale dy inspektorë të Policisë Kufitare për veprime korruptive ndaj qytetarëve, duke i çuar në 14 rastet e goditura në dy javët e fundit në një proces vetëpastrimi i radhëve të Policisë, i cili do të jetë sistematik.

Forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese në këtë drejtim është kritik, rritja e besimit dhe bashkëpunimi me qytetarët është busulla jonë orientuese për një Shqipëri më të sigurtë dhe të qetë falë punës dhe përkushtimit të gardianëve të ndershëm dhe profesionistë të zbatimit të ligjit”, thotë Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re